Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Baloku, me numër 59, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit, duke premtuar se do të jetë zë i tyre në Kuvend.
“Kam nevojë për mbështetjen tuaj, sepse pa ju nuk mund të ec përpara dhe as t’ju përfaqësoj denjësisht. Ju premtoj se çdo fjalë që po ju them sot do ta shndërroj në veprim nesër në Kuvend e gjithandej”, tha Baloku.
Ai u bëri thirrje votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje që, në mesin e 10 kandidatëve që mund t’i votojnë, t’ia japin besimin edhe atij.
“Do të jem zëri juaj i fuqishëm dhe nuk do t’ju lë vetëm. Zëri juaj do të jem. Ju jap besën”, deklaroi Baloku./Pejanefokus.net/
