Shfaqja “Brenda katër mureve”, me autorësi dhe regji të Fatbardha Shalës, do të shfaqet premierë më 22 qershor në Hamamin e Haxhi Beut në Pejë.
Me interpretimin e Agon Balës dhe Fitore Broqit, shfaqja trajton temat e frikës, traumës dhe mbijetesës, të frymëzuara nga kujtesa e luftës në Kosovë.
Për shkak të interesimit të madh, organizatorët kanë paralajmëruar edhe dy repriza më 23 dhe 24 qershor, me hyrje falas dhe rezervim paraprak të vendeve./Pejanefokus.net/
