Naim Bytyqi, asambleist dhe pretendent për kryetar dege në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ka reaguar me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës së zjarrfikësve në këtë komunë.
“Zjarrfikësve në Pejë u mungojnë kushtet elementare. Detyra e komunës është të rregullojë kushtet brenda objektit, toaletet, ujin, etj.”, ka thënë ai.
Bytyqi theksoi se komuna duhet të kërkojë nga ministria rritjen e numrit të zjarrfikësve përmes rekrutimit, të sigurojë mjetet e nevojshme të punës, si dhe të paguajë të gjitha orët shtesë sipas ligjit.
Sipas tij, zjarrfikësit në Pejë po trajtohen si raste sociale dhe interesimi i kryetarit të komunës për këtë çështje, sipas tij, mungon vazhdimisht./Pejanefokus.net/Lajme/
