Dr. Flora Baloku Spahija ka përmbyllur me sukses specializimin e saj në Pediatri, duke shënuar një etapë të rëndësishme në karrierën profesionale.
Ky sukses vjen pas viteve të studimit, angazhimit dhe punës së vazhdueshme, gjatë të cilave ajo është dalluar për përkushtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve të vegjël.
Sipas njoftimit, Dr. Baloku Spahija pritet që së shpejti të rikthehet në Pejë për të dhënë kontributin e saj në shërbimet pediatrike dhe kujdesin shëndetësor për fëmijët. /Pejanefokus.net/
