Ka ndërruar jetë në moshë të re Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.
“I tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, vëllaut dhe shokut tonë, drejtorit Rifat Stojkaj”, ka shkruar Ramosaj.
Ai e kujtoi Stojkajn si një djalë të ri, punëtor dhe shumë të përkushtuar, ndërsa ngushëlloi familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. /Pejanefokus.net/Lajme/
