Imami nga Peja ngre alarmin për tragjeditë e fundit

Gjatë ligjëratës së namazit të xhumasë në xhaminë “Mesxhidi i Madh” në Pejë, imami Eroll Rexhepi foli për gjendjen shqetësuese në shoqërinë kosovare pas tragjedive të fundit.

“A jeni duke parë se çdo ditë atakohemi me lajmet rreth ngjarjeve dhe vdekjeve tragjike… Kemi dëgjuar të moshuarit duke thënë: frikësohuni kur një shoqërie i vdesin të rinjtë”, tha ai.

Ndryshe, vetëm gjatë pesë ditëve të fundit në rajonin e Pejës janë raportuar disa tragjedi me viktima kryesisht të moshave të reja. /Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: