“Kallja” e gomave dënohet me 100 euro gjobë

Edhe pse për vite me radhë është përdorur si formë simbolike proteste nga punëtorë e qytetarë të pakënaqur gjatë 1 Majit, djegia e gomave mbetet e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pati rikujtuar vite më parë (2023) se personat që djegin goma automjetesh apo mbeturina të tjera prej gome në hapësira private, publike, në rrugë apo në natyrë, mund të dënohen me 100 euro gjobë.

Sipas njoftimit, ndalohet gjithashtu edhe djegia e mbeturinave prej letre në ambiente publike dhe në natyrë.

“Me 100 euro gjobë dënohet personi që djegë goma të automjeteve, ose mbeturina tjera prej gome, në hapësirat private, publike, në rrugë, ose natyrë. Djegë mbeturina të ndryshme prej letre në hapësirat publike, në rrugë, ose natyrë”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Mjedisit.

“Kallja” e gomave ka qenë dikur një ritual i zakonshëm gjatë 1 Majit në disa vende, si shenjë pakënaqësie sociale dhe proteste të punëtorëve, por autoritetet tashmë e konsiderojnë atë shkelje që ndot mjedisin dhe rrezikon sigurinë publike. /Pejanefokus.net/N’Fokus+

LEXO EDHE: