Kolos Kelmendi është profesionist në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve me mbi 10 vite përvojë profesionale.
Gjatë karrierës së tij ka punuar me biznese të industrive të ndryshme, duke ofruar shërbime në kontabilitet, raportim financiar, deklarime tatimore, menaxhim pagash dhe optimizim të proceseve financiare.
Ai është kontabilist i certifikuar nga SCAAK dhe ka përvojë të avancuar në përgatitjen e pasqyrave financiare, deklarimeve tatimore, menaxhimin e TVSH-së, pagave dhe automatizimin e proceseve të kontabilitetit.
Përveç aspektit teknik të kontabilitetit, fokusi i tij ka qenë gjithmonë zhvillimi i proceseve më efikase dhe digjitalizimi i punës financiare.
Kolosi është gjithashtu themelues i Kel’n’mend Accounting dhe krijues i platformës Simplify, një platformë moderne e ndërtuar për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet kontabilistëve, bizneseve, HR-it dhe punëtorëve.
Simplify synon të krijojë një ekosistem të lidhur ku biznesi, kontabilisti, HR dhe punëtori bashkëpunojnë në një platformë të vetme, me qasje të lehtë dhe informata në kohë reale.
Përndryshe, Kolosi është shembull se si suksesi ndërtohet mbi disiplinë dhe vizion të qartë për të ardhmen. /Pejabiznes/Pejanefokus.net
