Tre vite nga vërshimet në Pejë: kujtim i dhimbshëm i 25 qershorit 2023

Më 25 qershor 2023, Peja u godit nga vërshime të mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, duke e kthyer qytetin në një skenë të rëndë përjetimesh dhe dëmesh të mëdha materiale.

Rrugë të tëra u përmbytën, shtëpi dhe biznese u dëmtuan, ndërsa qytetarët u përballën me situata emergjente për të shpëtuar jetën dhe pronën e tyre.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore humbën jetën tragjikisht një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar, duke lënë pas një dhimbje të madhe në komunitet.

Dëmet e përgjithshme u vlerësuan mbi 2 milion euro, ndërsa qytetarët vazhdojnë të thonë se nuk kanë marrë kompensim, pavarësisht kërkesave për vlerësim dhe dëmshpërblim.

Tre vite më pas, kujtimi i asaj dite mbetet ende i freskët për shumë banorë të Pejës, si një nga ngjarjet më të rënda natyrore që ka goditur qytetin. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/ 

LEXO EDHE: