Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë më 4 maj, ku u diskutua për situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 7 qershor në Kosovë.
Kryetari i degës, njëherësh kryetar i komunës, Gazmend Muhaxheri, theksoi se roli i LDK-së është kyç në zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke kërkuar angazhim maksimal që partia të dalë fituese në këto zgjedhje.
Në këtë mbledhje u mor edhe një vendim organizativ: Atdhe Berisha u emërua sekretar i degës, pas largimit të Engelbert Zefaj drejt SHBA-së./Pejanefokus.net/Politikë/
Lajmi paraprak për sekretarin e LDK-së: https://pejanefokus.net/sekretari-i-ldk-se-ne-peje-migron-ne-shba/
