Majlinda Kelmendi nuk do t’i bashkohet asnjë subjekti politik, pavarësisht ofertave që ka marrë nga figura të ndryshme politike në vend.
Kështu citohet se ka deklaruar për KosovaPress kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, pas raportimeve dhe spekulimeve se kampionia olimpike mund t’i bashkohej listës së presidentes Vjosa Osmani.
Ai konfirmuar se kampionia olimpike ka pasur oferta edhe nga Vjosa Osmani, por ka vendosur të vazhdojë angazhimin e saj në sport dhe në rolin e trajneres së xhudos. /Pejanefokus.net/Lajme/
