Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë shqiptuar gjithsej 310 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave.
Sipas njoftimit, kontrollet janë realizuar nga stacionet policore, Njësiti i Trafikut Rajonal dhe Njësiti i Reagimit të Shpejtë, në kuadër të planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e komunikacionit.
Shkeljet më të shpeshta kanë qenë drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, duke theksuar se do të ketë “zero tolerancë” ndaj kundërvajtësve./Pejanefokus.net/Lajme/
