Në zemër të Çarshisë së vjetër të Pejës, mes zhurmës së veglave dhe aromës së drurit, vazhdon të punojë prej dekadash zdrukthtari 64-vjeçar Hazir Tahiri, i njohur nga të gjithë si Xili.
Ai thotë se zanati është bërë pjesë e jetës së tij që nga fëmijëria.
“Me zdrukthtari mirrem gati se qysh jom lind”, shprehet axha Xili për Peja në Fokus.
Zanatin e ka trashëguar nga babai i tij, Avdyli, ndërsa përmes punës së ndershme ka arritur të rrisë katër fëmijë, të cilët sot kontribuojnë në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin dhe shëndetësinë.

Punëtoria e tij, e vendosur në lokacionin e zejeve në Çarshinë së vjetër të Pejës, vazhdon të mbetet një simbol i zanateve tradicionale dhe i përkushtimit ndaj punës. /Pejanefokus.net/PejaBiznes/
