Sofie Ahmeti, nxënëse e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Pejë, ka arritur rezultat maksimal në Olimpiadën Republikane të Kimisë në nivel shtetëror, e mbajtur më 25 prill 2026 në Kosovë.
Ky sukses bëhet edhe më domethënës duke pasur parasysh se në profilin e mjekësisë lënda e kimisë zhvillohet vetëm një orë në javë, ndryshe nga gjimnazet ku zhvillohet tri orë.
Pavarësisht kësaj, Sofia arriti të dallojë në mesin e nxënësve më të mirë në vend.
Suksesi i saj nuk është i rastësishëm. Në vitin 2024, ajo fitoi vendin e parë dhe medaljen e artë në “Knowledge Competition”, duke siguruar edhe bursë të plotë trevjeçare.
Arritja e Sofie Ahmetit vlerësohet si një sukses i rëndësishëm për Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë dhe një shembull motivues për të rinjtë./Pejanefokus.net/Arsim/
