Partia e deputetit nga Peja ia merr nënkryetaren partisë së ministrit

Në prag të zhvillimeve zgjedhore, një lëvizje politike ka ndodhur mes dy partive të komunitetit egjiptian në Kosovë.

Ish-nënkryetarja e Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Hysnije Berisha, ka dhënë dorëheqje nga subjekti i udhëhequr nga ministri Elbert Krasniqi.

Menjëherë pas largimit, ajo është prezantuar si aderimi më i ri në Partia Liberale Egjiptiane, nga kryetari i saj dhe deputeti Veton Berisha, i cili e cilësoi këtë si forcim të partisë me figura profesionale dhe me potencial. /Pejanefokus.net/Politikë/

LEXO EDHE: