Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë shqiptuar 35,265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.
Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1,632 masa mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit, si dhe 3,047 gjoba me pikë negative.
Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht gjatë sezonit veror, duke kërkuar nga drejtuesit e automjeteve dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë sigurinë në rrugë. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
