Pejë: Rreth 140 aktakuza për ndërtime pa leje nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 16 muajve të fundit ka ngritur gjithsej 139 aktakuza ndaj 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë ngritur 112 aktakuza ndaj 113 personave, ndërsa në periudhën janar–prill 2026 janë ngritur edhe 27 aktakuza ndaj 29 personave.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e ndërtimeve pa leje dhe në mbrojtjen e rendit juridik dhe interesit publik./Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: