Pas katër dekadash pune dhe përkushtimi në Qendrën e Mjekësisë Familjare – QMF 5, është pensionuar Dr. Lumturie Gashi Berisha.
E njohur për qasjen e saj njerëzore, profesionalizmin dhe korrektësinë në punë, Dr. Lumturia për vite me radhë ishte ndër figurat më të respektuara në këtë institucion shëndetësor.
Pacientët dhe kolegët e përshkruajnë si një person të butë, të dashur, të çmuar dhe me parime të forta profesionale e njerëzore.
Përmes punës së saj shumëvjeçare, ajo ka lënë gjurmë te gjenerata të tëra pacientësh dhe bashkëpunëtorësh, duke ndërtuar respekt e mirënjohje që do ta përcjellin edhe pas pensionimit. /Pejanefokus.net/MjekësianëFokus
