Punëtorët e “Hidrodrinit” me sindikatë të re

Punëtorët e KRU “Hidrodrini” kanë zgjedhur strukturën e re të Shoqatës Sindikale, pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.

Në kuvend u miratua Statuti i Shoqatës Sindikale, ndërsa u vendos që nga 1 janari 2027 të fillojë pagesa e anëtarësisë sindikale në vlerë prej 2 eurosh në muaj për secilin anëtar.

Pas konstituimit të Kryesisë, Redžo Kojić u zgjodh kryetar i Sindikatës. Nënkryetarë u zgjodhën Sofije Seferi dhe Fazli Rexhaj, ndërsa Egzon Vokshi do të jetë përgjegjës për financat.

Sipas njoftimit, sindikata do të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëtorëve, si dhe për forcimin e dialogut social dhe përmirësimin e kushteve të punës. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: