Qytetarit i “zhduket” kombi nga parkingu

Një automjet i tipit “kombi” raportohet se është vjedhur në komunën e Istogut, derisa dyshohet se ishte në një parking.

Lajmin për rastin e bëri pronari i automjetit, i cili rastin e ka raportuar tek Policia e Kosovës, ndërsa nga kjo e fundit rasti u ciësua si “Vjedhje e rëndë” si dhe se rasti sipas tyre po hetohet.

“VJEDHJE E RËNDË Istog / 19.12.2025 – 18:16. Më 21.12.2025 ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura (kombi) që ishte e parkuar në parking. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: