Rajoni i Pejës: 1 i vdekur, 4 aksidente me motoçikleta në tri ditë

Brenda vetëm tri ditëve, në rajonin e Pejës janë regjistruar katër aksidente ku janë përfshirë motoçikleta, me bilanc një person të vdekur dhe katër të lënduar.

Mbrëmjen e së dielës, (26 korrik 2026) në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, dy motoçikleta u përfshinë në një aksident, ku dy persona pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.

Të hënën, (27 korrik 2026)  një motoçiklist humbi jetën pasi u përplas me një kamion në fshatin Veriq të Istogut. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, të martën (28 korrik 2026) u regjistruan edhe dy aksidente të tjera.

Njëri ndodhi në Istog, për të cilin ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare, ndërsa tjetri në fshatin Novosellë të Pejës, ku pas përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, motoçiklisti pësoi lëndime trupore dhe u dërgua në spital për trajtim.

Seria e aksidenteve me motoçikleta brenda pak ditësh rikthen në vëmendje nevojën për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht gjatë sezonit veror kur numri i motoçiklistëve në rrugë është më i madh. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: