Rajoni i Pejës e nis 1 Majin me dy viktima në vendin e punës

Rajoni i Pejës këtë datë të vitit 2026 e shënon me lajme të rënda, pasi vetëm brenda 24 orëve të fundit dy persona kanë humbur jetën tragjikisht në vendet ku po punonin.

Njëri nga viktimat ishte një 43-vjeçar nga Kliçina e Pejës, i cili vdiq në një punishte gurëthyesi në Gllaviçicë të Pejës.

Ndërsa viktima tjetër, nga fshati Sllupë i Deçanit, humbi jetën në Gjakovë, pasi u godit nga rrëshqitja e një kamioni në momentin kur po punonte.

Rastet tragjike janë konfirmuar edhe nga organet e rendit.

Ngjarjet kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës, pikërisht në ditën kur në mbarë botën kërkohet më shumë dinjitet dhe mbrojtje për ta. /Pejanefokus.com/Lajme/

LEXO EDHE: