Raste të ndryshme të vjedhjeve dhe dëmtimeve të pronës janë raportuar ditëve të fundit në Rajonin e Pejës.
Në Deçan është raportuar vjedhja e një kamere, për të cilën dyshohet se bëhet fjalë për një kamerë të policisë. Rasti është iniciuar dhe me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet.
Në Istog është raportuar një vjedhje e rëndë ku janë marrë pjesë të trafos së rrymës, bakër dhe dy akumulatorë nga një kamion. Sipas Policia e Kosovës, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar dhe hetimet janë duke vazhduar.
Po ashtu në Vrellë të Istogut është dëmtuar një veturë, ku i janë shpërthyer të katër gomat derisa ishte e parkuar. Rasti është konfirmuar nga Policia dhe është cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Ndërkohë, në Bjeshkët e Shtedimit në Rugovë janë raportuar dyshime për dëmtim dhe vjedhje në disa stane, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet. /Pejanefokus.net/
