Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se për herë të parë në një institucion shëndetësor publik është realizuar me sukses nefrektomia laparoskopike, një ndërhyrje moderne minimalisht invazive që shënon avancim të rëndësishëm në kirurgji.
Sipas njoftimit, intervenimi është kryer nga urologu Dr. Shkëlzen Elezaj, me mbështetjen e ekipeve të Urologjisë, Anestezionit dhe Kujdesit Intensiv.
Po ashtu, falënderim i veçantë është shprehur edhe për Dr. Naim Loxha dhe Dr. Liridon Elezaj për kontributin dhe bashkëpunimin profesional në realizimin e këtij operimi. /Pejanefokus.net/
