Rrahje masive në Zallq të Istogut, përfshihen shtatë persona

Një rrahje masive mes shtatë personave ka ndodhur në fshatin Zallq të Istog, ku si pasojë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se personat e përfshirë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: