Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
LAJMI ME PAMJE NGA VENDI I NGJARJES: https://www.facebook.com/share/v/1GpTGaTxQj/
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa zona është lokalizuar dhe po zhvillohen ekzaminimet e nevojshme.
Sipas burimeve të “Peja në Fokus”, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
Fillimisht, sipas burimeve jozyrtare, nuk raportohej për persona të lënduar.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për “Peja në Fokus” se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 21:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimet e nevojshme. Të lënduar nuk ka, kjo është si info fillestare”, ka deklaruar Rugova. /Pejanefokus.net/Lajme/
