Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Jagodë të Klinës, ku një tren ka goditur një mjet pune që po lëvizte mbi binarët, në një vendkalim për automjete.
Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i mjetit të punës (valak) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Pejanefokus.net/Lajme/
