Treni Pejë–Prishtinë rikthehet në qarkullim

Është lëshuar sërish për qarkullim treni Pejë – Prishtinë – Pejë, pas ndërprerjes së përkohshme që ndodhi të hënën si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, bëri të ditur Ndërmarrja “Trainkos”.

Sipas njoftimit, qarkullimi i trenave do të vazhdojë sipas orarit të rregullt të lëvizjes, ndërsa treni nga Peja niset në orën 12:10.

“Ju njoftojmë se treni Pejë – Prishtinë – Pejë duke filluar nga sot do të vazhdojë qarkullimin sipas Orarit të Lëvizjes së trenave”, thuhet në njoftimin e Trainkos-it.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, të hënën më 5 janar 2026, ishte raportuar për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit hekurudhor, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në rrugë./Pejanefokus.net.

Kliko – Lajmin paraprak rreth rastit në link:
https://pejanefokus.net/rreshqitje-guresh-ndalon-trenin-peje-prishtine/

LEXO EDHE: