Tri vjedhje të rënda brenda 48 orëve në rajonin e Pejës

Persona të panjohur kanë vjedhur para, stoli ari, pajisje sigurie dhe armë me leje në disa raste të raportuara nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në fshatin Sine të Istogut, më 20 korrik rreth orës 02:12, persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt dhe kanë tentuar të hapin një kasafortë. Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti është iniciuar dhe po hetohet në konsultim me prokurorin.

Po më 20 korrik, rreth orës 22:30, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi, nga ku kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, DVR-in e kamerave të sigurisë, si dhe një armë zjarri me leje së bashku me 100 fishekë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

Ndërkohë, një natë më herët në qytetin e Pejës është raportuar edhe një tjetër vjedhje e rëndë, ku dy persona të maskuar, duke përdorur forcë, kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme.

Të gjitha rastet janë nën hetim. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: