Vjedhen një shumë e madhe parash në Istog

Në intervalin kohor rreth orës 04:20 deri në 13:00 të datës 2 maj, në shtëpinë e një qytetari në Istog është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, ku sipas Policisë së Kosovës është marrë një shumë e konsiderueshme parash kesh.

Sipas njoftimit zyrtar, është intervistuar një dëshmitare femër, e cila më pas me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë të ditur se dyshohet që shuma e vjedhur të arrijë rreth 80 mijë euro, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: