Vjedhje në një fabrikë në Pejë – dëmtohen edhe makineritë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 12 prill 2026 në rrugën “Kreshnik Ademaj” në Pejë.

Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë arritur të depërtojnë brenda hapësirave të fabrikës së tij, ku kanë vjedhur pajisje pune me vlerë, duke shkaktuar njëkohësisht edhe dëme materiale.

“Persona të panjohur kanë depërtuar në fabrikën e tij dhe kanë vjedhur pajisje pune, si dhe kanë dëmtuar kabllo të makinerisë së fabrikës.”- tha Policia.

Përveç vjedhjes, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe kabllot e makinerive, duke rritur kështu koston e dëmit të shkaktuar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse të Policia e Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: