E rëndë në Deçan: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja e raportuar e zhdukur

E rëndë në Deçan: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja e raportuar e zhdukur

Është gjetur pa shenja jete Shyhrete Pajaziti, e cila ishte raportuar e zhdukur më 12 maj.

Lajmi për zhdukjen e saj ishte raportuar fillimisht nga “Peja në Fokus”, pas konfirmimit nga Policia e Pejës.

Lajmi në link:  https://pejanefokus.net/operacion-kerkimi-per-gruan-e-zhdukur-nga-decani/

Gjetja e trupit të pajetë të së cilës për Peja në Fokus u konfirmua sot nga Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.

Rugova bëri të ditur se trupi i pajetë u gjetë sot në ora 14:00, në fshatin Broliq të Deçanit, e familja e ka konstatuar se bëhet fjalë për familjaren e tyre, të zhdukur.

Teksa sipas Deni Hamelit nga Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës, trupi i viktimës është gjetur në rrjedhën e ujit të Lumbardhit, rreth 7.5 kilometra larg vendit ku dyshohet se ishte aksidentuar.

Ai bëri të ditur se trupi ishte vërejtur nga banorët e zonës, pasi kishte hasur në një pengesë natyrale në ujë.

Pas njoftimit, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë tërheqjen e trupit dhe procedurat e mëtejshme./Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: