Granit Agolli nga Peja prej disa muajsh udhëton çdo ditë në Tropojë për të punuar si kryekuzhinjer në një restaurant në hyrje të qytetit.
Me përvojë dhe studime në kulinari, ai e sheh këtë si mundësi për të bërë atë që do, në një mjedis që e vlerëson.
“Jam i kënaqur me kushtet ekonomike këtu. Më mirë se me ik jasht”, thotë Agolli. Rasti i tij reflekton trendin e të rinjve kosovarë që po gjejnë mundësi pune në Tropojë./Pejabiznes
