Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, krahas muajit tetor kur njihet si “Muaji Rozë”, në solidarizim me të prekurit me kancerin e gjirit, ekzaminime me mamografi janë duke u kryer edhe gjatë gjithë vitit, ndërsa detaje për Peja në Fokus kanë dhënë nga Zyra për Informim pranë këtij institucioni.
Sa persona kane marrë trajtim në Mamografi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë?
“Gjatë këtij viti pra prej datës 1 janar e deri më 4 tetor 2023, numri i mamografive të kryera është 629“
Në rastet e trajtuara, a ka raste kur janë ekzaminuar meshkuj, të cilët kanë marrë trajtim, si dhe janë diagnkstifikuar me këtë kancer?
“Po ka në Pejë janë 3 raste me kancerin e gjirit tek mashkujt ndërsa që vitin e kaluar kemi pasur një rast të vdekjes me kancer të gjirit tek mashkujt”
Nëse keni diçka më tepër në interesin publik, ju lutem na thuani.
“Në muajin tetor që është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit sikurse në secilin vit edhe këtë vit mamografit në Spitalin e Përgjithshëm bëhen falas dhe në këtë muaj ne kemi shtuar ekzaminimin duke organizuar grupe të grave si grupet e grave si p.sh. nga arsimi, grat nga Asambletë Komunale, grupe të grave nga Komunat e tjera e krejt kjo me qëllim që të ofrojmë sa më shumë ekzaminime”
Me respekt,
Rr. Nëna Tereza, Pejë, KS 30000
Republika e Kosovës
Tel: +383 44 504 196
e-Mail: [email protected]
Website: www.spitali-peje.com