Tragjedi e dyfishtë në Pejë: Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh

Një ngjarje e rëndë dhe prekëse ka tronditur Pejën këtë të diel, ku dy vëllezër nga familja Maloku kanë humbur jetën brenda pak orësh.

Fillimisht, Gazmend (Shefqet) Maloku, i njohur si “Meni”, humbi jetën aksidentalisht, rast për të cilin është raportuar gjatë ditës.

Lajmi në link rreth rastit:  https://pejanefokus.net/4129-2/

Por tragjedia për familjen nuk përfundoi aty. Vetëm pak kohë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim (Shefqet) Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Burime bëjnë të ditur se ai vdiq brenda një ore gjatë trajtimit në spital, pasi mori lajmin e rëndë për humbjen e vëllait.

Dy vdekje në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe shumë qytetarë në Pejë, ndërsa pamjet e dy njoftimeve mortore pranë njëra-tjetrës kanë prekur opinionin publik. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: