Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Lloqan.
Fillimisht lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/e-rende-ne-decan-vdes-ne-moshe-te-re-drejtori-rifat-stojkaj/
Por për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, në Pejë, sipas komunikatës të së cilës, drejtuesi i veturës dyshohet se humbi kontrollin mbi automjetin dhe ra në një kanal në skaj të rrugës.
“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo aty ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Pejanefokus.net/Lajme/
