Ka ndërruar jetë ngasësi i mjetit të punës, i cili ishte aksidentuar javën që lamë pas në fshatin Jagodë të Klinës, pasi ishte goditur nga një tren që po kalonte nëpër këtë fshat.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 12:40 të datës 6 maj, kur një tren kishte goditur një mjet pune – (shtypës/valak), që po lëvizte mbi binarë, në një vendkalim për automjete.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Zyra për Media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, përmes një komunikate.
“Me datё 13.05.2026, rreth orёs 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinё, ka ndёrruar jetё, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor.”- thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Pejanefokus.net./Lajme/
Lajmi paraprak rreth rastit: https://pejanefokus.net/treni-godet-mjetin-e-punes-ne-kline-nje-i-lenduar/
