Dy ditë të rënda në rajonin e Pejës: 2 viktima dhe 14 të lënduar

Aksidente trafiku dhe një përleshje kanë shënuar 18 dhe 19 gushtin 2026, me pasoja të rënda për dhjetëra persona. Gjatë këtyre dy ditëve, në rajonin e Pejës janë raportuar disa raste, përfshirë aksidente trafiku dhe një përleshje me thikë.

Një person humbi jetën në aksidentin e 18 gushtit në Kliqinë të Pejës, ndërsa i riu Flakron Vishaj, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur disa ditë më parë në drejtim të Prizrenit, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Po gjatë 18 gushtit, në aksidentin në Loxhë u raportuan dy të lënduar, ndërsa në përleshjen në rrugën “Agim Qela” në Pejë, dy persona pësuan lëndime, njëri prej tyre të rënda.

Më 19 gusht, në dy aksidente në Istog, në Zallq dhe Lubozhdë, u lënduan gjithsej 8 persona.

Në total, sipas rasteve të raportuara, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 2 viktima dhe 14 të lënduar./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: