Protesta e Lugut të Leshanit përfundon me marrëveshje

Pas disa ditësh protestash, banorët e Lugut të Leshanit kanë arritur marrëveshje lidhur me kërkesat e tyre për projektin e rrugës Dollc–Zahaq.

Peja në Fokus, përmes plarformave të saj e kishte përcjellur dhe transmetuar protestën.  https://pejanefokus.net/lugu-i-leshanit-te-pejes-therret-banoret-ne-proteste/

Deputeti Taulant Kelmendi tha se gjatë takimit me ministrin Dimal Basha dhe banorët janë gjetur zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre.

“Do të ndërtohet nënkalim për automjete dhe këmbësorë, do të sigurohet qasja për banorët dhe nxënësit”, tha Kelmendi.

Edhe përfaqësuesi i banorëve, Elbasan Krasniqi, tha se marrëveshja është arritur dhe se tani presin zbatimin e saj.

“Shpresoj dhe besoj se ministri do ta mbajë premtimin e dhënë dhe se kërkesa jonë do të realizohet ashtu siç u dakorduam në takim”, tha Krasniqi.

Banorët kishin protestuar për disa ditë kundër mënyrës së realizimit të projektit, ndërsa gjatë protestave kishte pasur edhe përplasje me Policinë e Kosovës dhe ndalime të disa protestuesve.

Kliko lajmin me video:  https://www.facebook.com/share/v/1TWn3H1uaS/

Peja në Fokus do të ju mbajë të informuar edhe për ecurinë e ngjarjeve që pasojnë edhe për këtë çështje. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: