Me 7 qershor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa në LDK vazhdojnë diskutimet e brendshme rreth listave dhe kandidatëve.
Në këtë kontekst është rikthyer edhe debati nëse Gazmend Muhaxheri do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Për “Peja në Fokus” ka folur Faik Zekaj, shef i Kabinetit të kryetarit Muhaxheri, i cili ka mohuar zërat për përçarje brenda partisë.
“Ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara mes Abdixhikut dhe Muhaxherit, por përçarje nuk ka dhe nuk ka arsye për të. Këto janë tema që po i hap dikush që është kundër partisë. Lumiri dhe Gazi kanë pirë kafe para rreth një jave,” ka thënë Zekaj.
Ai ka folur edhe për mundësinë e kandidimit të Muhaxherit në listën e LDK, duke theksuar se kjo çështje është diskutuar, por për momentin nuk është parë si e nevojshme.
Sipas tij, në LDK po vazhdojnë konsultimet e brendshme, pa ndryshime të konfirmuara në strukturë apo përfaqësim. /Pejanefokus.net/Politikanefokus/
Lajmi paraprak në link për LDK-në e Pejës: https://pejanefokus.net/ldk-ne-peje-nis-mobilizimin-per-zgjedhje-me-sekretar-te-ri/
