Policia: U qëllua me armë ndaj një personi në motoçikletë në Pejë

Një rast me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së martës në Pejë, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo persona të lënduar.

Rasti është cilësuar nga Policia e Kosovës si “Posedim & përdorim i paautorizuar i armës”, ndërsa në raportin shtesë janë dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Sipas Policisë: “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në lëvizje me motoçikletë, ka vërejtur se një person i panjohur nga vetura ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë dy herë. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”/Pejanefokus.net/Lajme/

Lajmi paraprak rreth rastit në link:  https://pejanefokus.net/te-shtena-ne-peje-gjenden-dy-gezhoja-policia-ne-vendngjarje/

LEXO EDHE: