“Vetëvendosja” ngre shqetësime për Statutit komunal të Pejës

Qendra e Lëvizja Vetëvendosje në Pejë ka mbajtur konferencë për media një ditë pas mbledhjes së tretë të rregullt të Kuvendit Komunal, ku u diskutua edhe ndryshimi i Statutit të Komunës së Pejës.

Në emër të kësaj partie ka folur asambleisti Ardit Berisha, i cili ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po procedohet drafti i ri i statutit.

“Statuti i komunës është akti më i lartë juridik lokal dhe nuk mund të trajtohet si dokument formal apo si mjet për interesa të ngushta politike”, u tha në konferencë.

Sipas VV-së, procesi nuk ka respektuar standardet e transparencës dhe punës kolegjiale, duke theksuar se drafti është prezantuar jashtë komisionit të mandatuar për hartimin e tij.

“Në vend të kësaj, drafti po shtyhet përpara me ngut, brenda rreth 15 ditësh”, thuhet më tej në reagim.

Në konferencë u kundërshtua edhe propozimi për rritjen e numrit të drejtorive komunale nga 14 në 17, duke e cilësuar si veprim pa analizë funksionale dhe financiare.

“Peja meriton statut serioz dhe të qëndrueshëm, jo improvizim politik”, deklaroi Lëvizja Vetëvendosje.

Nga kjo parti kërkuan që drafti të mos procedohet në këtë formë, të rikthehet procesi në “binarë institucionalë” dhe të përfshihen qytetarët, ekspertët dhe subjektet politike në diskutim./Pejanefokus.net/Politikanefokus/

KLIKO LAJMIN PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/demet-nga-fatkeqesite-natyrore-dhe-harta-zonale-ne-kuvendin-e-pejes/

LEXO EDHE: