Klubi i Karatesë “Arena” Pejë ka përmbyllur me sukses edicionin e shtatë të Shkollës Verore të Karatesë, pas një muaji të mbushur me trajnime, punë dhe përkushtim.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit u fokusuan në tri shtyllat kryesore të karatesë: Kihon (teknika), Kumite (lufta) dhe Kata, nën udhëheqjen e Sensei Bajram Deskut dhe trajnerit Miralem Bademoviq.
Në përfundim të shkollës, nxënësit u pajisën me certifikata, ndërsa klubi shprehu kënaqësinë për punën e realizuar dhe u uroi pjesëmarrësve suksese në garat dhe aktivitetet e ardhshme.
Klubi falënderoi gjithashtu prindërit, si dhe sponsorët Arta Tex dhe Premium Print, për mbështetjen e vazhdueshme. /Pejanefokus/Sport/
